Prishtinë, 4 shtator 2018

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës njofton se sot, me datë 4 shtator 2018, ka arritur në Kosovë grupi i fundit i haxhive, që këtë vit kryen Haxhin në vendet e shenjta, Meke dhe Medine.

Si tradicionalisht, në pritje të tyre pos zyrtarëve nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, kishin dalë edhe shumë familjarë të tyre.

Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë e organizimit të Haxhit, dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa asnjë problem, ndaj lusim Zotin e Madhëruar që gjithë haxhive t’ua ketë pranuar haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre.

Vlen të përmendet se këtë vit nga Kosova për ta kryer Haxhin udhëtuan 1083 besimtarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…