Prishtinë, 29 gusht 2018

Nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë prerja e kurbaneve që janë porositur nga besimtarët e vendit dhe të diasporës.

Në fillimi të zbatimit të këtij procesi, i cili sipas Sheriatit është ibadet, u bë nijeti dhe duaja nga sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Resul Rexhepi.

Thertorja në Hungari, ku janë prerë kurbanet i ka plotësuar të gjitha standardet e BE-së, e po ashtu është e pajisur edhe me licencën “Hallall”. Kafshët që janë prerë kurban kanë qenë të pajisura me certifikatë të nevojshme nga veterinari dhe janë prerë nën mbikëqyrjen e teknologëve të ushqimit.

Këtë vit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës janë prerë 1231 krerë lopë (apo 8617 porosi nga besimtarët tanë).

Mishi i kurbaneve është përgatitur, paketuar dhe së shpejti do t’u shpërndahet institucioneve të BIRK-ut, medreseve dhe institucioneve tjera publike si dhe nevojtarëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…