Prishtinë, 27.08.2018
Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur grupi i parë i haxhive të Kosovës, të cilët sivjet kryen Haxhin në Mekë.
Në pritje të haxhive përpos përfaqësuesëve të Kryesisë së Bashkësisë Islame kishin dalë edhe një numër i madh i qytetarëve, kryesisht familjarë të haxhive.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se grupi i dytë i haxhive pritet që të mbërrijë sonte në mbrëmje.
Këtë vit nga Kosova, Haxhin e kryen 1083 besimtarë.