Prishtinë, 26 korrik 2018

Me dhembje morëm lajmin e hidhur për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, bacës Adem Demaçi. Sot, ne mbetëm pa kryeveprimtarin e paepur të çështjes kombëtare, i cili qe frymëzim e inspirim për breza të tërë për të realizuar të drejtat tona si popull, për të jetuar me dinjitet e të barabartë me popujt e lirë.

Baca Adem, që në rininë e tij, i tha jo nënshtrimit e okupimit dhe që atëherë nisi veprimtarinë e tij për rrugën e lirisë e pavarësisë, së cilës asnjëherë nuk iu nda, ani pse gjatë veprimtarisë së tij u përball me regjime moniste totalitare, ai për asnjë moment nuk u hamend dhe as u lëkund nga idealet e tij në rrugën e drejtë të mëvetësisë, ai qe i pathyeshëm, i papërulur.

Populli i Kosovës gjithherë do ta kujtojë bacën Adem si një ndër udhëheqësit më të mëdhenj të tij në shekullin e fundit. Me këtë rast, ngushëlloj familjen e Bacës Adem, bashkëveprimtarët, ish të burgosurit politikë dhe tërë popullin e Kosovës.  Zoti e gradoftë me xhenet Bacën Adem!

 

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…