Prishtinë, 4 korrik 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim drejtorin e Institutit të Historisë Sabit Syla. Myftiu Tërnava e njohu atë shkurtimisht me historikun dhe organizmin e BIK-ut, si dhe me aktivitetet dhe me kontributin që po jep BIK-u për kultivimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, të cilën Myftiu e vlerësoi si vlerë që i duhet vendeve të tjera ta marrin prej nesh. Ai falënderoi drejtorin Syla për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet.

Drejtori i Institutit të Historisë Sabit Syla falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe premtoi se bashkëpunimi ndërmjet dy institucione do të vazhdojë edhe më tutje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…