Prishtinë, 9 qershor 2018
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kanë shtruar iftar për Myftiun e Kosovës Naim Tërnava dhe për Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se muaji i Ramazanit është muaj sprove për besimtarët e devotshëm dhe agjërimi e rrit solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. “Përgjatë këtij muaji mbretëron paqja fizike dhe shpirtërore, rritet harmonia midis mendjes dhe zemrës.
Në këtë muaj mbretëron paqja mbi konfliktet.E mira mbi të keqen.
Agjërimi është moment i rritjes së solidaritetit brenda familjes së besimtarëve”- tha presidenti Thaçi.
Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi për këtë iftar dhe shprehu bindjen se BIRK-u gjithmonë ka dhënë kontributin e tij për një Kosovë të lirë dhe prosperuese dhe po ashtu angazhohet që Kosova të jetë një vend i qetë, ku besimet fetare të jetojnë në harmoni dhe tolerancë të plotë.