Prishtinë, 26 prill 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot priti kryetarin e komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha.
Në takim, Myftiu Tërnava dhe kryetari Berisha e njohën njëri-tjetrin me zhvillimet e reja të interesit të përbashkët në institucionet përkatëse.
Myftiu Tërnava çmoi raportet dhe bashkëpunimin që kanë komuna e Fushë Kosovës dhe Këshilli lokal i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë.
U bisedua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.