Prishtinë, 26 prill 2018

Myftiu Naim Tërnava priti sot z. Serge Fornerod-in, drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë i Federatës së Unionit të Kishave Protestante të Zvicrës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti sot z. Serge Fornerod-in drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë i Federatës së Unionit të Kishave Protestante të Zvicrës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Myftiu Tërnava çmoi lart ndihmën e madhe dhe përkrahjen e shtetit zviceran dhe të popullit të Zvicrës dhënë Kosovës dhe e njohu mysafirin me Bashkësinë Islame të Kosovës, me institucionet e saj, me jetën fetare në Kosovës në përgjithësi, si dhe me harmoninë ndërfetare që mbretëron në vend.

Nga ana e tij, z. Serge Fornerod-i falenderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame për kultivimin e traditës së bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare si një shembull model që duhet ndjekur nga të tjerët dhe për integrimin e shkëlqyer të shqiptarëve në shtetin zviceran.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…