Në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë, grupi parlamentar kuvajtian, të kryesuar nga Waleed Musaid Al Tabtabei, sot vizituan Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritën përzemërsisht nga vetë Myftiu Tërnava dhe zhvilluan një takim shumë të ngrohtë.
Myftiu i falënderoi anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë kuvajtiane-kosovare për vizitën dhe për kontributin e tyre në ngritjen e nivelit të marrëdhenieve mes dy shteteve mike, falënderoi shtetin dhe popullin kuvajtian për ndihmën që i kanë ofruar Kosovës në ditët e vështira, nëpër të cilat kaloi kombi shqiptar dhe për përkrahjen diplomatike që po japin për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare.
Nga ana e tij, z. Waleed Musaed al Tabtabaei, falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë vëllazërore dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy popujve dhe rolin e grupit parlamentar të dy parlamenteve për ngritjen e marrëdhënieve mes dy shteteve mike në nivele edhe më të larta.
-
Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”
Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A… -
Drejtori Simnica vizitoi disa Qendra Islame në Diasporë
Më 27 prill, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Si… -
Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së
Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”
Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…