Prishtinë, 5 mars 2018
Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe me rastin e 20- vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari; Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava me bashkëpunëtorë vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe u lutën për familjen Jashari.
Me këtë rast, delegacioni i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të cilit i printe Myftiu Tërnava, kënduan nga një “fatiha” për shpirtrat e tyre.