Prishtinë, 7 qershor 2017
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Sabri ef. Bajgora mori pjesë në tribunën fetare me temë “Mirësitë e muajit të bekuar të Ramazanit” organizuar nga KBI e Lipjanit në shtëpinë e kulturës në Lipjan. Në ligjëratën e tij kryeimami Bajgora theksoi se edhe pse ne po jetojmë në rrethana të vështira megjithatë duhet të jemi të lumtur që Zoti xh.sh. na e ka mundësuar që në vendin tonë t’i lutemi lirshën Kriujesit tonë gjithmonë duke mbajtur gjallë shpresën që e ardhmja e mirë për këtë ymet, popull për ne do të vij në të ardhmen. Në këtë muaj të madhërishëm të ramazanit Allahu na ka premtuar se duanë e agjëruesit nuk e kthen prapa. “Ramazani është muaji mëshirës, ibadeteve tona, muaj kur zemrat tona hapen për ta pranuar dritën me të cilën Allahu na ka nderuar dhe veçuar, fjala është për nurin e besimit tonë, imanit. Andaj secili prej nesh duhet të përpiqet që në këtë muaj të reflektoj pozitivitetin e tij që e ka në shpirtin dhe zemrën e tij që në këtë muaj të jetë fanar dhe kandil ndriçues për të gjithë të tjerët. Ne me veprat tona duhet t’i japim shembuj më të mëdhenj që i madhi zot të na udhëheq drejtë udhëzimit të cilin ne e synojmë me agjërimin e Ramazanit”-shtoi kryeimami Bajgora.
Ai në vazhdim të ligjëratës së tij veçoi se agjërimi nuk e ka për synim që neve të na lej të uritur e etur, përkundrazi e ka synimin qendror dhe kryesor që ta kalis shpirtin, qenien dhe mendjen tonë që vërtet ne ta kuptojmë se kush jemi pse erdhëm në këtë botë, ku do të shkojmë pas vdekjes dhe pse do të ringjallemi. Këto pyetej dhe përgjigje na i kanë dhënë hoxhallarët me këshillat dhe mësimet më të mira dhe ne konformë këtyre këshillave kemi vazhduar e vepruar dhe e kemi mbrojtur këtë fe të islamit nga zhdukja duke mbrojtur thellë në shprtërat tanë.
Ai në fund porositi të pranishmit që të jenë më solidar me familjet skamnore, jetimët e kategoritë nevojtare të vendit tonë pasiqë të mirat shumëfishohen në shpërblime dhe sevape në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Ne në këtë muaj ndamë sadekatul fitrin, zeqatën, ndajmë një pjesë nga qenia jonë për të qenë më afër tyre. Para vetes kemi edhe Natën e Kadrit, natën e mirësive e bekuar në të cilën ndahet çdo dispozitë që ka të bëj me njerëzimin për një vit dhe ta përdorim kohën në maksimum dhe veprat tona të jenë konformë urdhrave të Allahut xh.sh. dhe të jemi model pozitiv për të tjerët dhe të dalim faqebardhë nga ky muaj.
Këtë tribunë e ka përshëndetur edhe kryetari i KBI të Lipjanit Xhevdet ef. Bytyqi, kurse për ilahi u kujdes Avdush ef. Krosa si dhe u dha një program artistik nga vijuesit e mësim besimit.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…