Prishtinë, 3 qershor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin e presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR) z.Behgjet Pacolli të cilin e shtroi në shtëpinë e tij në Hajvali.
“Pata nderin që të kisha mysafir për iftar, njerëz nga e gjithë Kosova. Shumica prej tyre ishin të panjohur më parë për mua por edhe ata nuk njiheshin mes vete dhe për herë të parë u njoftuan aty. Ky ishte edhe qëllimi im, që sadopak të arrij të krijoj ndërlidhje ndërmjet njèrëzve të zakonshëm nga të gjitha trevat e Kosovës”-tha Pacolli.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës myftiu Naim ef.Tërnava falënderoi presidentin e AKR-së për iftarin si dhe për mikërpritjen.