Prishtinë, 1 qershor 2017
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës  në kuadër të muajit të Ramazanit ndihmon myftininë e Pukës me 200 pako ushqimore për 200 familje skamnore dhe njëherit shtron tre iftare me nga 100 persona me gjithsejtë 300 persona në qytetin e Pukës dhe Fusharrëz. Nga Kryesia e të deleguar janë  drejtori financiar Kasim ef. Gërguri dhe Bahri ef. Sejdiu  anëtar  i Kryesisë të cilët vetë personalisht do të bëjnë shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore para iftarit. Vlera e këtyre pakove kap shumën mbi 8000 euro.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës edhe më herët ka ndihmuar zonën e Pukës  dhe zonat përreth si në veshmbathje ashtu edhe artikuj të ndryshëm ushqimor etj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…