Prishtinë, 12 prill 2017
Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. dr. Fahrush Rexhepi priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Islamic Relief (IIRO) dr. Hasen bin Hamid Shahber. Pasi iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, dekani Rexhepi i njoftoi ata me historikun e Fakultetit të Studimeve Islame, mënyrën e funksionimit dhe plan-programin mësimor të këtij institucioni, i cili vepron në kuadër të BIRK-së. Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i Organizatës Islamic Relief (IIRO) dr. Hasen bin Hamid Shahber falënderoi dekanin Rexhepi për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë që të shikohen mundësitë, që në të ardhmen të ketë vizita reciproke dhe bashkëpunim të ngushtë në fushën akademike, si dhe në shkëmbimin e kuadrit akademik mes dy vendeve.
-
U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë
Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau… -
Myftiu Tërnava priti në takim zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Serdar Çam
Prishtinë, më 6 maj 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,… -
Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”
Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë
Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…