Prishtinë, më 17 gusht 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim profesorin amerikan, z. Jonathan Andrew Cleveland Brown.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në selinë e BIK-ut në Prishtinë, e më pas e njohu atë me historinë, organizimin dhe aktivitetet e BIK-ut, njëherit vlerësoi lart angazhimin e profesorit, veçanërisht punën që ai po bën këto ditë gjatë qëndrimit të tij në Ballkan.

Nga ana e tij, z.Jonathan, shprehu falënderime për mikpritjen nga Myftiu Tërnava dhe BIK-un, si dhe çmoi vlerësimin e tij për prezantimin e librit “Trashëgimia e profetit Muhamed” dhe uroi që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunime të tilla.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Në Gjilan u shënua Mevludi – ditëlindja e Pejgamberit a.s.

Prishtinë, më 18 shtator 2024 Me këndim të Kuranit, ilahi dhe ligjëratë kushtuar jetës, ve…