Datë: 26 prill 2024
Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
- Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Bllacë
- Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Vraniq
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit.
- T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
- Të kenë aftësi komunikuese me xhematin dhe shkathtësi organizative për çështje fetare.
- Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
- Të mos kenë vërejtje për punën e tyre, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
- Të jenë të pranueshëm nga këshilli i xhamisë dhe xhemati përkatës.
- Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin burimor-tradicional të trojeve tona.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
- Diploma e Medresesë dhe Fakultetit.
- Certifikata e lindjes.
- Certifikata shëndetësore.
- Certifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar.
- Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht ka punuar).
- Deklaratë me shkrim se do t’i kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregulloreve në fuqi.
- CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional.
- Letërnjoftimi (kopje në të dy anët).
VËREJTJE:
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal apo të noterizuara.
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen zyrtare të BIRK-ut.
Dokumentet e pakompletuara dhe lë dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.