Prishtinë, më 5 prill 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shtroi iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se: “Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që sonte ky iftar i bëri bashkë, duke e rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës. Për këto ditë të mbetura të agjërimit, kryeministri iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.”


Myftiu Tërnava falënderoi kryeministrin Kurti për këtë iftar, si dhe falënderoi atë për bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkësinë Islame të Kosovës në të gjitha fushat ku është kërkuar një gjë e tillë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…