Prishtinë, 19 janar 2017
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ofroi  ndihma në pako me artikuj të ndryshëm ushqimor, higjienik si dhe veshmbathje për 100 familje nga 25 euro në vlerë  prej 2.790 euro  në fushatën në ndihmë të familjeve të izoluara nga kushtet atmosferike në veri të Shqipërisë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës iu ka bashkangjitur kësaj  fushate të Komunitetit Shqiptar Mysliman e cila do të vazhdojë deri më 21.01.2017.  Ky është një mesazh i ndihmës, përkrahjes dhe solidaritetit, sepse ne si popull vazhdimisht kemi qenë zemërhapur. Me këtë ndihmë synojmë që sado pak tua zbusim dhembjen dhe t’ua lehtësojmë gjendjen këtyre banorëve të  cilëve po ju mungojnë edhe kushtet elementare për jetë.
Kryesia e BIRK-së  edhe herëve tjera është solidarizuar me popullatën e kësaj ane.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…