Prishtinë, 13 dhjetor2016
Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef. Tërnava, sot prit në takim kryetarin e Kamenicës z. Begzat Sinani. Myftiu Tërnava nga ana e tij falënderoi kryetarin Sinani për vizitën dhe gatishmërinë dhe bashkëpunimit shumë të ngushtë me Bashkësisë Islame të Kosovës gjegjësisht me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë.
Myftiu poashtu falënderoi kryetarin Sinani dhe Kuvendin Komunal të Kamenicës, për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e selisë së Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës. Kurse kryetari i Kamenicës z, Begzat Sinani falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që të vazhdohet edhe më në bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë të mirëqenies së përgjithshme të popullatës sonë.