Prishtinë, 24 nëntor 2016
Në  amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup u zhvillua Konferencën e tretë shkencore kushtuar kolanës së Zanit të Naltë, me titull, “Zani i Naltë – Thesari kulturor, fetar e kombëtar”, organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.  Fjalë përshëndetëse në këtë konferencë mbajtën mr.Naim ef. Tërnava, Myfti i BIK-ut . z. Skender Brucaj, Kryetar i KMSH-së dhe Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi,  Kryetar i BFI-së

Në fjalën  përshëndetëse myftiu i Republikës së Kosovës mr.Naim ef.  Tërnava   duke folur në emrin e Bashkësisë Islame të Kosovës i falënderoj për  mundësinë që  iu dha t’u drejtohet kësaj audience të respektuar, në këtë Konferencë që i kushtohet revistës së parë fetare islame në gjuhën shqipe botuar nga KMSH, “Zani i Naltë”, e cila tani vjen e ribotuar komplet në 10 vëllime. Revista Zani i Naltë e cila tanimë është vlerë e shtuar për kulturën dhe historinë tonë qe  themeluar  në fillimet e themelimit të Komunitet Mysliman Shqiptar, e rrjedhimisht edhe shtetit shqiptar, nga elita intelektuale fetare e kulturore e kohës. Kjo elitë  siç dihet  e pati ideuar, realizuar e kultivuar jo vetëm Revistë “Zani i Nalët” po edhe nisma e ndërmarrje tjera të cilat tashmë janë themele të së kaluarës sonë kombëtare, shtetërore, fetare e kulturore.”Vetë nisma për botimin e një reviste të formatit të “Zanit të Naltë, përveçse kishte një rëndësi të veçantë historike, s’ka dyshim se ishte edhe një hap i guximshëm që tregonte qartë pjekurinë, vizionin, përgatitjen profesionale, e mbi të gjitha përgjegjësinë e elitës fetare islame të kohës, për të krijuar institucione që kryejnë misionin e tyre para Zotit, vendit e popullit. “Kjo revistë për një dekadë e gjysmë qe bërë tribunë e mendimit të elitës islame e shqiptare, ku ulemaja shqiptare me kompetencë trajtonte e kultivonte tema profesionale nga disiplina kombëtare, fetare, sociale e kulturore. Këtu gjejmë urtësinë dhe begatitë e disiplinave kuranore nga penda të shquar e mendje të ndritura, siç ishte haxhi Vehbi Dibra me bashkëkohanikët e tij.
Myftiu Poashtu shtoi se gjejmë po ashtu edhe trajtesa historike e kulturore të shkoqitura me shumë elokuencë nga e kaluara e populli tonë. Pa lënë anash edhe trajtesa që kanë të bëjnë me humanen, kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin, vlera sublime të popullit tonë. E konceptuar si revistë fetare islame, ajo këtë mision madhor e kreu me sukses, mirëpo nuk ngeli në kuadër të një reviste thjeshtë fetare, por shumë shpejt u shndërrua në një tribunë të mendimit fetar, filozofik, kulturor e atdhetar, dhe kështu rreth vetes mblodhi penat më të njohura të kohës”, tha pos tjerash Myftiu Tërnava
Pas fjalëve përshëndetëse konferenca ka vijuar me  leximin e kumtesave ku  panelistë për këtë konferencë ishin :Doc. Dr. Naser Ramadani, FSHI-Shkup,“Mendimi pedagogjik në revistën Zani i Naltë”,Prof. Resul Rexhepi, BIK-Prishtinë,“ Zani i Naltë projekt i mendimtarëve vizionarë”.Mr. Ziber Lata, FSHI-Shkup,“ Shumëdimensionaliteti dhe reflektimet e Zanit të Naltë”.Dr. Genti Kruja, KMSH-Tiranë,“ Zani i Naltë, një shekull në shërbim të dijes”. Beqir ef. Memeti, BFI-Shkup,“ Zani i Naltë-zëdhënës i mendimit intelektual të myslimanëve shqiptarë”. Në këtë konferencë studiuesit kanë nxjerrë në pah rolin dhe vlerat mbarëkombëtare dhe fetare të kësaj reviste.
Revista “Zani i Naltë” është organi i parë zyrtar i KMSh-së, dhe është themeluar më 1923. [layerslider id=”19″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…