Prishtinë, 30 nëntor
Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef.Tërnava më bashkëpunëtorë mori pjesë  në përurimin e xhamisë së fshatit Drenovc të Malishevës. Në këtë eveniment merrte pjesë kryetari i KBI të Malishevës Xhevat ef.Kryeziu, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe shumë xhematlinjë tjerë. Kryetari KBI të Malishevës, Xhevat ef.Kryeziu,  pos tjerash falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë përurim të rëndësishëm për këtë fshat dhe për Malishevës dhe veçoi kontributin e BIK dhe donatorit që ndihmuan në ndërtimin e kësaj xhamie.

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj në fjalën përshëndetëse vlerësoi dhe çmoi punën që është duke e bërë BIK-u në të mirë të vendit dhe mirëqenies së përgjithshme. Ai theksoi se  pa besim  nuk ka asgjë dhe ky tempull do t’i shërbejë të mirës së vendit, lutjeve të përbashkëta  për mirëqenies tonë dhe mësim besim të gjeneratave të reja.”Pa besim nuk mund të ecim përpara dhe pas besim nuk jemi as njerëz. Ky fshat është  fetar dhe kombëtarë shumë bashkëpunues  dhe të krijojmë një kulturë që ta duam  fenë dhe atdheun dhe ku është bashkimi dhe uniteti aty është edhe progresi ynë”theksoi kryetari Begaj.
Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef.Tërnava duke marrë fjalën  uroi për ndërtimin e kësaj xhamie dhe shfaqi bindjen se këtu do të adhurohet Allahu dhe kjo xhami do të rrezatojë paqe e mirëqenie të gjithmbarëshme.”Kjo xhami sikur të gjitha xhamitë tjera në Kosovë do  shërbej në vazhdimësi që këto të përçojnë mesazhe paqeje, harmonie, tolerance, të besimit reciprok ndër veti, pra shtrirjen e dorës së bashkëpunimit  mes vete. Kjo xhami do të rrisë dhe  të forcojë edhe më shumë unitetin, bashkimin tonë sepse këtu do të shpjegohet fjala e Zotit xh.sh., dhe fjala  Resulullahit a.s., ne veçanti ky vend që ka dhen shumë për liri dhe lusim Allahun që të gjithë ata djem e vajza që kanë ranë shehid Allahu t’i shpërblej më xhenet dhe të mirat e Tij.”tha myftiu Tërnava, duke nënvizuar se  duhet të gjithë ta japim kontributin që  mos t’i lejojmë askujt që në emër të fesë  apo duke u thirrur në fe të bëhet ekstrem, radikal dhe në emër të fesë të bëj vepra të liga e të këqija të cilat janë kundër vetë natyrës së njeriut.
Në fund të fjalës së tij myftiu Tërnava bëri thirrje që të japim edhe më kontribut për një mirëqenie të përgjithshme të kombit tonë kudo që jemi  dhe  kudo që veprojmë.

Ndarjen e parcelës së ndërtimit të  xhamisë e bëri  Komuna  kurse ndërtimin e saj  e bëri   Shoqata nga Kuvajti Patient Help Fund (PHF) me përfaqësues Islam Cakaj.
Në fund u ndanë disa mirënjohje për punën dhe angazhimin e atyre që ndihmuan në ndërtimin e kësaj xhamie. [layerslider id=”18″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…