Prishtinë, më 6 dhjetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati.

Myftiu Tërnava, uroi kryetarin për detyrën e re, duke thënë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve.

“Më vjen shumë mirë për gatishmërinë që e keni për bashkëpunim të Komunës me Bashkësinë Islame, ne po angazhohemi që Kosova të jetë një vend i qetë e i sigurt, ku qytetarët pa dallim do të jetojnë në paqe, harmoni e respekt të ndërsjellë”, ka thënë Myftiu Tërnava.

Kryetari Ferati, me këtë rast ka thënë se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhematin në Istog është shumë i mirë.

“Me bashkësinë Islame në Istog kemi një bashkëpunim shumë të mirë, dhe e çmoi kontributin e BIK-ut që po japin për harmoninë ndërfetare në Kosovë”, ka thënë kryetari Ferati.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës e vendit në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…