Prishtinë, 4 nëntor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava priti sot në takim kryetarin e Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, z.Naser Mustafën. Myftiu Tërnava pasi e  falënderoj për vizitën, mysafirin e  njohu me organizimin, zhvillimin dhe sfidat që ka BIK në punën e saj.
“Kosova gjithnjë do të jetë mirënjohëse për kontributin e mërgatës shqiptare që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për këtë vend”, tha- Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij kryetari i Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, z.Naser Mustafa  falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë e Islame të Kosovës për kontributin e dhënë në vazhdimësi në zhvillimin e jetës fetare  në vend dhe shprehu bindjen se mërgata dhe në veçanti Rrjeti e Bizneseve Shqiptare në Zvicër ka për synim të krijojmë, bashkojmë e forcojmë lidhjen ndërmjet Diasporës Shqiptare në Zvicër. dhe Vendeve Amë. Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër mëton të vendos baza të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve në Vendet Amë dhe diasporë, të krijoj mundësi për investime të përbashkëta në Kosovë, si dhe bashkëpunim me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sektorit privat në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…