Prishtinë, 21 tetor 2016

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava mori pjesë në takimin e udhëheqësve të bashkësive fetare në Kosovë, që u mbajt më 21 tetor, ku të gjithë krerët fetarë bën thirrje për tolerancë dhe solidaritet. Ata i bën këto thirrje gjatë një dreke joformale të shtruar nga Bashkësia Protestante Ungjillore e Kosovës.

Nga ana e tij Myftiu Tërnava theksoi se ne duhet të mundohemi të kontribuojmë te komunitetet fetare, dhe të jenë ato të cilat na bashkojnë dhe ruajnë unitetin në mesin e popujve, që të jemi shembull për të mirë se si duhet vazhduar edhe në të ardhmen. Synimi i këtyre takimeve është përçimi i mesazheve të paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës në mes të komuniteteve. {gallery}bfetare{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…