Tragjikisht humbi jetën studenti i Fakultetit të Studimeve Islame, Riad ef. Emini Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Në aksident komunikacioni me fatalitet i cili ka ndodhur të martën në mbrëmje në rrugën magjistrale Shtime-Prishtinë, në fshatin Grackë, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur Riad Emini me gjithë motër. Rahmetliu, Riad ef.Emini ishte hoxhë dhe student i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë në vitin e dytë. Riadi ishte një student shumë i zellshëm, punëtorë dhe aktiv si në studime por gjithashtu edhe në aktivitetete xhamisë së fshatit në Davidovc të Shtimes Ky ishte postimi i tij i fundit në facebook. Të nderuar politikan, ju o bijtë e këtij populli.!Drejtohemi në formë kërkese nga ju sepse ne jemi për ju dhe anasjelltas. Po përkuleni para varreve të personaliteteve të njohur, po përkuleni para busteve të ndryshëm qoftë atyre me veprimtari bamirëse e atyre që lanë gjurmë në jetën e tyre. Po përkuleni para varreve të dëshmorëve të këtij vendi e para pllakatave përkujtimore të serbëve e të tjera të ngjashme me to. Po përkuleni para gjithë këtyre që padiskutim janë dhe mbeten krijesa. Quditem se si nuk iu shkon ndërmend asnjëher të i përkuleni Atij që iu krijoi juve dhe këto krijesa para të cilave lëvizni boshtin kurrizor në shenjë përulje. Kërkojm nga ju që të paktën, nëse jo gjatë festës javore- ditës së xhuma, në dy festat e 95% të popullatës që jeni prijës të tyre, në dy bajramet të iu bashkoheni muslimanëve në vendin ku i përulen Zotit, ti përuleni edhe ju. Rahmetliun poashtu vazhdimisht e brengoste dhe gjendja në të cilën ndodhen muslimanët ku në disa vatra po dhunohen,vriten, masakrohen e shfarosen. Ja disa vargje të tilla të shkruar nga vetë ai më 19 gusht të këtij viti A thua a do të shpëtoj sot ?A thua kur do të më ndalen këta lot ?Pse të mos kënaqem sikur fëmijët e tjerë ?Pse vetëm për mua, të jetoj nuk ka vlerë ?Qdo minutë më kalon, duke u frikësuarA do të vdes tani, apo të më qëllojn kanë harruarQ’jan këta avion që mbi qiell fluturojnKanë ardhur të na mbysin, apo të na shpëtojnKu mbet vëllai që moti se kam parëAs prindërit nuk ia shoh, mos i kanë vrarë? Shum nga të afërmit po e lëshojn shtetinQu bë me vëllan që i vdekur arriti bregdetin?Babai ka shkuar, shkoi dhe nëna ime fisnikeA duhet të vdesim, vetëm pse jemi musliman?Të lutem hapi syt, mu përgjigj oj botë demokratikeI gjakosur në ballë, tha fëmiju Sirian.RE Allahu i pastë mëshirua të dytë dhe i gradoftë me xhenet (Amin){gallery}riademini{/gallery}