Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, sot ka takuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Baftirin nga i cili u informuar për projektin që ka nis të realizohet për rivitalizimin e Urës mbi lumin Ibër. Kryetari Baftiri pasi e njohu me projektin e plotë për Urën e Ibrit, e siguroi Myftiun Tërnava se prona e BIK, respektivisht trualli i xhamisë së Ibrit nuk preket nga plani për rivitalizimin e Urës. Kryetari Baftiri tha se marrëveshja e Brukselit nuk e cenon me asgjë truallin e xhamisë, dhe në të ardhmen pritet të ngritet xhamia aty ku ka qenë paralufte.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Bahtiri për angazhimet e tij rreth rivitalizimit të Urës, fuqizimin e kontakteve, si dhe komunikimin e pjesës veriore dhe jugore të qytetit, të cilin e quajti “pjesë e pandarë e trupit tonë. “BIK-u nuk heq dorë asnjëherë nga ndërtimi i xhamisë në atë pjesë, xhamia do të ndërtohet pasi të përfundojë rivitalizimi i urës”- tha, veç tjerash, Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, vizituan edhe cepin verior të urës, për t’u njohur nga afër me punimet rreth rivitalizimit. {gallery}xhmibri{/gallery}