Njoftim Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e 30-vjetorit të daljes së revistës “Dituria islame”, në gjysmën e parë të muajit nëntor 2016, në Prishtinë organizon sesionin shkencor:“DITURIA ISLAME”– tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese – Tezat: – Tri dekada të revistës “Dituria islame”;– Rrita dhe zhvillimi i “Diturisë islame”;– “Dituria islame” tribunë e mendimit fetar dhe kombëtar;– Rrethanat shoqërore-politike në Kosovë në fillet e daljes së revistës “Dituria islame”– “Dituria islame” në kthesat e mëdha: Shembja e Murit të Berlinit; rënia e komunizmit, heqja e antonimisë së Kosovës, instalimi i masave të dhunshme në Kosovë, ripushtimi i Kosovës, erërat e demokracisë, Lëvizja shqiptare dhe rezistenca popullore;– “Dituria islame” në vitet e okupimit serb të Kosovës (1989-1999);– “Dituria islame” për çlirimin e vendit (rezistenca popullore, aksioni i pajtimit të gjaqeve, dalja e UÇK-së, propagandimi dhe mbështetja e luftës për liri etj.)– Kontributi i “Diturisë islame” në fushën e edukimit dhe arsimimit islam-shqiptarë– Kontributi i “Diturisë islame” në fushën e kulturës dhe trashëgimisë islame-shqiptare– Kontributi i revistës “Dituria islame” në shkencat islame, në albanologji dhe në shkencat humane (Kuran, hadith, tefsir, fikh, akaid, ahlak, sire, gjuhë orientale, da’ve; histori, gjuhësi, letërsi, folklor, etnografi; pedagogji, sociologji, politikë, filozofi, psikologji, mjekësi etj.)– Kontributi i “Diturisë islame” në fushën e informimit– Kontributi i “Diturisë islame” për kauzën kombëtare;– Kontributi i “Diturisë islame” për tolerancën, mirëkuptimin dhe harmonin ndërfetare;– Ndikimi i “Diturisë islame” në revistat e tjerat islame në gjuhën shqipe;– Promovimi dhe ruajtja e vlerave kombëtare dhe fetare në “Diturinë islame”;– Gruaja dhe familja në “Diturinë islame”;– Shqipëria dhe shqiptarët në “Diturinë islame”;– “Dituria islame” për luftërat në ish-Jugosllavi;– Mërgata shqiptare në revistën “Dituria islame”;– Bota Arabo-Islame në revistën “Dituria Islame”;– Raportet e ulemasë shqiptare me “Diturinë islame”– Problemet, sfidat dhe perspektiva e “Diturisë islame” në epokën e internetit dhe globalizmit Titulli i kumtesës (me një shkurtore – rezyme) duhet të paraqitet brenda datës 30 tetor 2016.Kumtesa për lexim mund të jenë deri 5 faqe, kurse për botim deri 15 faqe. Presim kontributin Tuaj! Me respekt: Këshilli organizativ! E-mail: [email protected]ose në adresën:Tel& fax:+381 38 224 024+381 38 224 022