Prishtinë, 17 shtator 2016
Më 17 shtator 2016 të gjithë haxhilerët tanë kanë përfunduar obligimet e Haxhit që në mëngjes, duke bërë edhe tavafin lamtumirës, dhe në mënyrë të organizuar me autobusë të prodhimit 2016 janë nisur për në Medinë, ku do të vizitojnë dhe falen e luten në xhaminë e Muhamedit a.s. Ndërkaq gjatë ditëve në vijim haxhilerët do të vizitojnë vende të ndryshme historike e kulturore. Po të njëjtën ditë në mbrëmje haxhilerët janë vendosur në hotel, ku edhe po shijojnë momente pushimi afër haremit në Medinë. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se të gjithë haxhilerët tanë janë shëndosh e mirë. Organizatorët e Haxhit shprehen se deri më tani gjithçka ka ecur mirë dhe sipas agjendës së paraparë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…