Prishtinë,  15 gusht 2016
Atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve, është akt i papranueshëm, dhe si i tillë edhe i dënueshëm. Rastet e tilla nxisin urrejtje, mosdurim e dhunë, aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër.
Kërkojmë nga të gjithë që rastin në fjalë ta trajtojnë me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur, por edhe pa e ekzagjeruar.
Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, që mos të bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta.
Nga ana jonë mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë.

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …