Prishtinë, më 24 tetor 2022

Sot, në ambientet e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë, ka vazhduar dita e dytë dhe e fundit e ciklit të parë të trajnimeve fetaro-shkencore, i cili i mbajt në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite.

Edhe sot para imamëve dhe profesorëve ligjëroi dr. Hamed al Vuhejbi, i cili vazhdoi shpjegimin e vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës që promovon Islami.

Në fund të trajnimit, u bë shpërndarja e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…