Bashkëndiejmë dhembje me popullin vëlla turk për rastin tragjik të shpërthimit në minierën në provincën Bartin të Turqisë, ku humbën jetë 41 punëtorë.
Zoti i mëshiroftë të vdekurit, familjarëve të tyre u shprehim mbështetjen e ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e Gjithëmëshirshëm që t’ua lehtësoj dhimbjet, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë.
Jemi pranë dhe solidarizohemi me popullin e shtetin turk.
Zoti qoftë me ju!
Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava