Prishtinë,29 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në iftarin që e ka organizuar KBI e Gjilanit në platenë e teatrit të qytetit të Gjilanit.
Në fjalimin e tij myftiu Naim ef. Tërnava përshëndeti të gjithë të besimtarët e besimit islam, si dhe donatorët që e kanë mundësuar këtë iftar të madh, duke shpresuar se qytetarët gjilanas do ta vazhdojnë traditën e organizimit të mirëfilltë në muajin e bekuar Ramazan.

Myftiu Tërnava gjithashtu dënoi ashpër sulmet e fundit në shtetin e Turqisë, me ç’rast mbetën të vdekur shumë persona, si dhe shprehu ngushëllim për familjarët e viktimave dhe uroi shërimin e të plagosurve. Ai po ashtu shprehu edhe përkrahjen dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin turk, si dhe uroi që paqja të mbizotërojë në gjithë botën. Ndërkohë, në emër të Komunës së Gjilanit foli nënkryetari i saj, Rexhep Kadriu, që gjithashtu përshëndeti besimtarët, duke e lutur Zotin që në familjen tona të mbretërojë begatia dhe lumturia.

Gjithashtu edhe kryetari i KBI të Gjilanit, Naim ef. Aliu, përshëndeti të pranishmit, si dhe falënderoi gjithë ata që kanë ndihmuar në shtrimin e këtij iftari.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…