Prishtinë, 28 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka shtruar iftar për përfaqësuesit e medieve dhe gazetarët. Në fjalën e tij para mysafirëve ai theksoi se në dhjetëditshin e fundit të muajit Ramazan, me këtë iftar po i falënderon shumë mediet për bashkëpunimin që kanë pasur me Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe kjo që nga vitet e nëntëdhjeta, e në veçanti pas luftës së fundit në Kosovë. “Zhvillimi i teknologjisë dhe medies e ka bashkuar botën duke e bërë një fshat të vogël.

Ju gazetarë bëni një pune madhore, e cila në vete ngërthen njoftimin drejt të qytetarëve. Misioni ynë si bashkësi fetare, dhe misioni juaj si medie, janë të një rëndësi të veçantë për tërë shoqërinë. Ne, bashkësitë fetare, e kemi për obligim dhe detyrë që ta edukojmë masën, ta fisnikërojmë atë, dhe ta kalitim atë me devotshmëri, sinqeritet dhe me ndjenjën e bamirësisë. Kurse ju keni për mision informimin e masës, kultivimin e fjalës së lirë, promovimin vlerave dhe demaskimin e të këqijave që ndodhin në shoqërinë njerëzore”, ka thënë Tërnava, duke shtuar se shpreh gatishmërinë e tij dhe të BIK-ut që gjithherë të jetë bashkë në të mirë të vendit, popullit dhe njerëzimit. “BIK-u asnjëherë nuk do të lejojë interpretimin jo të drejtë të parimeve të fesë, por do të mundohet që interpretimi të jetë i drejtë. BIK-u do të angazhohet që interpretimet e fesë të jenë larg çdo interpretimi ekstreme dhe larg rrymave e doktrinave të huaja dhe atyre që nuk ia duan të mirën këtij vendi dhe këtij populli. Prandaj, me këtë rast kërkojmë që të bashkëveprojmë për demaskimin e çdo gjëje që është e keqe, por jo duke i bërë keq fesë, respektivisht Islamit si fe”, tha ndër të tjera myftiu Tërnava.
Në fund ai gjithashtu shtoi edhe një mesazh për të pranishmit: “BIK-un duhet ta konsideroni gjithnjë si tuajin, për çuarjen para të proceseve, dhe assesi në Kosovë dikush ta ruajë shpinën nga Bashkësia Islame e Kosovës. “BIK-u do të vazhdojë misionin për paqe, tolerancë, mirëqenie, mirëkuptim dhe mirëbesim”, tha në fund të fjalimit të tij myftiu Tërnava. {gallery}iftargztr16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…