Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në Kosovë për vizitë tri ditore do të qëndrojë imami i Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni.

Nesër, e mërkurë, më 28 shtator 2022, do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Të enjten, më 29 shtator 2022, do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…