Prishtinë, 13 qershor 2016
Kryesia e BIK-ut në bashkëpunim me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, mbrëmë në Pejë kanë shtruar iftar për imamët e rajonit të Dukagjinit.
Në iftar me imamët e Dukagjini qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë si dhe konsulli i EBA-vë në Ambasadën e Podgoricës, Ibrahim al Alevi. Myftiu Tërnava duke iu uruar mirëseardhje u lut që adhurimet që bëhen në emër të Tij , Ai t’i pranon.

Ai tha se pjesëmarrja juaj këtu  është një argument shumë i qartë se ne përgjegjësinë që e kemi marr e që nuk ishin në gjendje të marrin as bjeshkët e morëm ne karshi krijuesit të universit. E patëm guximin  ta marrim këtë përgjegjësi vetëmse të fitojmë kënaqësinë e të madhit Zot, me të vetmin qëllim të jemi afër Zotit dhe të jemi në shërbim të fesë e atdheut. Ai më tutje tha se sot jemi më mirë dje, sigurisht që nesër do të jemi më mirë se sot, por vetëm atëherë kur zemra tona i kemi të lidhura mes vete, dhe vetëm atëherë kur këto zemra taktin e tyre gjithherë e bëjnë në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim. E ai qëllim i zemrave të tona është në vazhdimësi  që ne t’u bëjmë me dije të gjithëve se  kjo fe nuk është rastësi tek ky komb, por është e kalitur qe 600 vjet në zemrat, mendjen dhe shpirtin tonë. Kështu kemi jetuar deh kështu do të jetojmë. “ Ne imamët jemi zotuar se fjalën e Allahut do ta qojmë para. Jemi zotuar se nuk ka fuqi në botë që mund të  na ndalojë, do të respektojmë çdo gjë që është për tu respektuar atë që na e urdhëron Kurani dhe resulullahi a.s. Nuk guxojmë ta shpjegojmë ndryshe vetëm ashtu siç është. Duhet shpjeguar se kjo është fe e humanitetit, harmonisë, ndihmës, sakrificës, tolerancës, respektit të ndërsjellë e mirëbesimit mes njerëzve. Këto janë tipare tjera që mbështet ky dinë i Allahut”, ka shtuar Tërnava duke nënvizuar se ata që mundohen ta bëjnë fe si fe e cila është e përgjakur, është një fe e cila thërret në dhunë, terror e ekstremizëm, krim e vëllavrasje duhet të ju themi të gjithëve se këto akte  nuk kanë të bëjnë me fenë tonë, janë kundër fesë sonë, kuranit dhe haditheve të Muhamedit a.s., janë kundër traditës shekullore të fesë sonë në këto troje dhe janë kundër  familjes sonë dhe trungut tonë  shqiptarë. “Ne do të jetojmë ndoshta fukara, por asesi s’do të lejojmë që dikush të na i indoktrinoj fëmijët tanë për interesa parciale, klanore e grupore, qofshin individ a shoqata etj, sepse nëse e lejojmë jemi kundër fjalës së Zotit dhe jemi kundër mesazhit të cilin e përçon Islami a në veçanti muaji i bekuar i Ramazanit. Ky muaj urdhëron vetëm në paqe e harmoni dhe në solidaritet njëri me tjetrin”-ka thënë Myftiu Tërnava.

Ai më tutje ka kërkuar që edhe më shumë të ngritet përgjegjësia nëpër institucione ku punojmë. Ne prodhojmë vetëm siguri e paqe dhe amanetin dhe përgjegjësinë që e kemi marr ta qojmë në vend.{gallery}iftarpeje16{/gallery}{gallery}iftarpeje16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…