Prishtinë, më 10 shtator 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Financave në Kryesinë e BIK-ut, Islam ef. Hasani, kanë vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Holandë, në të cilën u mirëpritën nga ambasadori z. Dren Doli.

Ambasadori Doli falenderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi lart kontributin, punën dhe aktivitetet që po bën BIK-u, që Kosova të jetë një vend i qetë fetar, ku respektohen dhe çmohen toleranca dhe bashkëjetesa, vlera këto që e bëjnë të dallohet vendi ynë.

Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin Doli me ecurinë e jetës fetare në Kosovë, si dhe me aktivitetet që zhvillon Bashkësia Islame e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…