Prishtinë, më 27 gusht 2022

Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë është mbajtur gara e njohurive fetare me nxënësit nga gjithë Kosova.

Mbi 120 garues iu bashkuan kësaj gare për njohurit e tyre në Kuran, akid, fikh dhe histori islame, ndërsa në fund fitues të kësaj gare u shpallën nxënësit nga Dragashi, ndërsa në vendin e dytë e zunë nxënësit nga Vitia dhe vendin e tretë ata Prishtina.

Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, tha se për Bashkësinë Islame të Kosovës çështja e mësim besimit është prioritet kryesor dhe për këtë arsyeje po synohet të masivizohet në gjithë vendin.

Në anën tjetër, drejtori i Medresesë, Fadil Hasani, tha se ndjehet i lumtur që po sheh sot në këtë shkollë fëmijë kaq të mençur dhe të interesuar në çështjet fetare islame.

Gara e njohurive të përgjithshme fetare organizohet tash e disa vite, ku fëmijë nga gjithë vendi dhe më gjerë marrin pjesë në këto gara.

Në fund të këtij programi u shpërndanë mirënjohje dhe dhurata për të gjithë garuesit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…