Prishtinë, më 24 gusht 2022

Redaksia e re e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e parë.  Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i ri i revistës, mr. Driton Arifi, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, dr. Ejup Haziri, mr. Merita Boroci, mr. Muharrem Tërnava, mr. Vedat Shabani, si dhe redaktori gjuhësor, Bajram Zeqiri. 

Mbledhja në rend dite kishte këto pika: formimin e anëtarësisë së re të redaksisë së “Diturisë islame” dhe përcaktimin e përgjegjësive redaktuese, përvijimi i platformës së përgjithshme për avancimin dhe zhvillimin e “Diturisë islame”, si dhe të ndryshme.

Më pas kryeredaktori, mr. Driton Arifi, vlerësoi punën dhe angazhimin dhe kontributin e redaksive të kaluara që kanë ofruar për mbarëvajtjen e kësaj reviste. Ai më pas foli për përgjegjësitë dhe angazhimet e redaktorëve sipas fushave (rubrikave) si dhe pas shpalosi zhvillimin, strategjinë e ecjes dhe prioritetet e avancimit të revistës që të jetë sa më në hap me kohën dhe më afër lexuesit.

Edhe anëtarët e redaksisë ofruan mendimet dhe vizionet e tyre mbi formën dhe ardhmërinë e revistës në kohën e sfidave të mëdha që po kalon shoqëria jonë si dhe bota në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…