Prishtinë, 8 qershor 2016
Ekipi i Ramazanit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, kryesuar nga Dr. Fahrush Rexhepi-dekan i FSI-së në Prishtinë, mori pjesë në iftarin tradicional që e shtron pronari i restorant Park-ut në Kaçanik, z, Vehbi Koxha. Në këtë iftar ishin të ftuar edhe përfaqësues nga Këshillat e BI të Ferizajt, Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit.

Në emër të Kryesisë së BIK-ut dhe të myftiut Naim ef.Tërnava një fjalë rasti e mbajti Prof. Dr. Fahrush ef. Rexhepi, i cili në emër të tij dhe të BIK-ut e falënderoi pronarin Vebi Koxha për iftarin e shtruar, dhe theksoi se ky iftar i shtruar ka vlerë të veçantë për shkak se është në fillim të muajit Ramazan. “Ky iftar është në frymën e Islamit, dhe gjithsesi tregon se këtu çmohen vlerat e Islamit, dhe se tanimë janë krijuar rrethana të reja ku çmohen këto vlera. Ky iftar na ka bashkuar neve pikërisht në saje të respektit dhe nderit që keni ndaj hoxhallarëve, që vazhdimisht janë në krah të popullit dhe me popullin”.

Në emër të familjes foli Bekim Koxha, i cili i falënderoi pjesëmarrësit dhe krerët e BIK-ut që iu përgjigjen ftesës për këtë iftar, duke premtuar se gjithmonë do të jenë në përkrahje të vlerave të popullit tonë dhe do të vazhdojnë që edhe në të ardhmen ta praktikojnë këtë iftar tradicional.{gallery}resparkuiftar{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…