Prishtinë,10 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Mr.Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtor mori pjesë në iftarin të cilin e shtroi z.Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës për Kosovën z.Fatmir Limaj, në selinë e AAK-së   në Prishtinë.

Në fjalën e tij Myftiu Tërnava  i falënderoi AAK-në dhe Nismën për  ftesën këtë iftar  dhe theksoi se  Ramazani është muaj nga i cili del mesazhi shumë i fuqishëm që ët shtrijmë dorën e  ndihmës te vëllai tjetër të begatojmë sofrën e tij, pra t’i japim vlerën që duhet ta ketë një iftar. Që ne bëjmë vetëm në shenj respekti dhe adhurimi ndaj Krijuesit tonë. Ndaj kjo traditë dhe ky bashkimi i yni duhet të jetë në vazhdimësi dhe duhet që bashkërisht që këto vlera të cilat i kemi ne si komb përgjithësisht pa dallim besimi që kemi duke urdhëruar  gjithherë në të mirë dhe largimin nga çdo e keqe, duke iu bërë me dije që të gjithëve se  feja jonë që ne e kemi, feja islame por edhe fetë e tjera asnjëherë dhe në asnjë moment kurrë nuk kanë urdhëruar  dhe nuk urdhërojnë në të keqe, dhunë, vrasje, krime por të urdhërojnë që të jemi  bashkërisht rreth sofrës së Zotit, urdhërojnë që të shtrijmë dorën e   bashkëpunimit mes njëri tjetrit, të jetojmë në harmoni, tolerancë dhe në mirësjellje të përgjithshme.

Myftiu Tërnava në fund u lut që edhe herëve tjera të jemi së bashku me këto begati q të shumta që na i ka dhuruar neve  Zoti. {gallery}aakiftar16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…