Prishtinë,7 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava, priti në një takim kryesuesin e delegacionit teknik për bisedime në fushën e sigurimeve dhe Karton të Gjelbër, Rrahim Pacollin.
Z. Rrahim Pacolli nga afër uroi myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të madhëruar Ramazan.
Nga ana e tij myftiu Tërnava falënderoi z. Pacollin për vizitën dhe urimin, si dhe çmoi lart angazhimin dhe kontributin e tij për kategoritë sociale të shoqërisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…