Prishtinë, më 8 gusht 2022
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me kordinatorin e TIKA-s, z.Cihan Dinçer sot vizituan punishten e Xhamisë së Çarshisë – “Sulltan Murat” në Prishtinë, për të parë nga afër punimet restauruese të objektit që filluan në fillim të këtij viti dhe që pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.
Bashkësia Islame e Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.
Kordinatori Dinçer falënderoi kryeimamin Sahiti për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti kaq domethënës për Kosovën.