Prishtinë, 19 maj 2016
Një delegacion i lartë nga Ministria e Edukimit të Turqisë, kryesuar nga Nazif Yilmaz – drejtor i Përgjithshëm në këtë Ministri, të enjten vizituan Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Në pritje të tyre ishte Ahmet ef. Sadriu – drejtor për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, si dhe Ekrem ef. Simnica – drejtor i Diasporës.

Ahmet ef. Sadriu – drejtor për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, pasi u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, të njëjtit i informoi me historinë e BIK-ut dhe organizimin e jetës fetare që zhvillohet në territorin e Kosovës.

Nga ana e tij, Nazif Yilmaz – drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Edukimit të Turqisë, falënderoi për mikpritjen, si dhe shpalosi aktivitetit që po zhvillon institucioni që ai drejton, por edhe shfaqi gatishmëri që në të ardhmen të bashkëpunohet në realizimin e projekteve në interes të dy vendeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…