Prishtinë, 3 maj 2016
Të nderuar qytetarë!
Pranimi i Kosovës sot në UEFA është një ngjarje e rëndësishme për shtetin tonë e posaçërisht për të ardhmen e futbollit kosovar. Tani e tutje, ekipet tona si dhe përfaqësuesja jonë në futboll do të jenë anëtarë të barabartë në familjen e futbollit evropian, ku do të prezantojnë në mënyrën më të mirë vlerat e popullit dhe shtetit tonë.
Sot, përgëzoj, gjithë sportistët, klubet sportive, përfaqësuesen, tifozët, federatën e futbollit të Kosovës dhe gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm për sportin tonë.
Një falënderim të posaçëm kam për të gjithë miqt tanë që votuan, lobuan dhe ishin përkrah Kosovës në Kongresin e UEFAS-së. .
Zoti ju ndihmoftë, fat, mbarësi e suksese!
Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava