Prishtinë, më 7 korrik 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim këshilltarin për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak.
Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje, duke i uruar sukses dhe shëndet në detyrën re, Ai më pas shprehu falënderime për bashkëpunimin e sinqertë që kanë pasur deri më tani me këshilltarët e kaluar, duke specifikuar dhe vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës Turke, Dijanetit turk është në nivel të shkëlqyer dhe se këto marrëdhënie do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke shprehur dëshirën që edhe më tej të vazhdojë ky koordinim me qëllim që t’i kontribuojmë zhvillimit të jetës fetare e kulturore në Kosovë përmes projekteve të përbashkëta.
Nga ana e tij, këshilltari për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke shprehur bindjen dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim do të intensifikohet, në mënyrë që Kosova të jetë një oazë paqeje dhe harmonie ndërfetare.