Nga Sekretariati i lartë botëror islamik për fetva
Drejtuar Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Kongresi i Parë Botëror, i mbajtur në Kajro më 17-18 gusht 2015, dhe i organizuar nga Myftinija e Egjyptit, me titull “Fetvaja, problematikat reale dhe horizontet e ardhshme”, rezultoi me disa iniciativa, ku më kryesorja ishte themelimi i Sekretariatit të lartë botëror islamik për fetva me qendër në Kajro, gjegjësisht në Myftini të Egjyptit. Sekretariati në fjalë konsiderohet asamble botërore e specializuar në këtë çështje.
Ky institucion do të bëj bashkërendimin e institucioneve që japin fetva në nivel botëror, me qëllim të ngritjes së fuqisë vepruese të dhënies së fetvave, por edhe për koordinimin e këtyre organizmave për të prodhuar një fetva shkencore ekuilibruese, si dhe shtimin e aktiviteteve derisa të jepet fetva; pra fetvaja të bëhet një nga elementet e zhvillimit dhe civilizimit njerëzor. Ky institucion do të organizojë kongres vjetor, ku do të shtjellojë çështje që kanë të bëjnë me fetvatë dhe problemet bashkohore me të cilat po përballet umeti islam.
Ky institucion ka një sërë objektivash, por më kryesoret janë: përforcimi i metodës ekuilibruese në dhënien e fetvasë, shkëmbimi i përvojave shkencore, organizative e praktike mes anëtarëve, ofrimi i konsultimeve shkencore e praktike për institucionet e fetvasë për zhvillim dhe përparim, ngushtimi i hapësirës së kundërshtimit mes institucioneve të fetvasë me anë të konsultimeve shkencore, pengimi i fenomenit të kaosit dhe ekstremizmit në dhënien e fetvasë etj.
Prandaj, me kënaqësi presim nga ju që të jeni anëtarë i Sekretariatit të lartë botëror islamik për fetva.