Myftiu Tërnava priti një delegacion nga Partia Liberale Egjiptiane

Prishtinë, 6 prill 2016
Më 6 prill, myftiu Naim ef. Tërnava  priti në takim një delegacion të komunitetit egjiptian, në krye me z.Veton Berishën, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), dhe njëherit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të shoqëruar nga Mustafë Myrtaj – zv/ministër në Ministrinë për Administratë Publike (MAP), Bashkim Krasniqi – kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, dega në Fushë Kosovë, dhe Salih Berisha – këshilltar i zv/ministrit Mustafë Myrtaj dhe anëtar i Kryesisë së PLE-së.

Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i veprimeve dhe mbështetja e ndërsjellë në mes të institucioneve të BIK-ut, përkatësisht shoqatës humanitare “Bereqeti” dhe komunitetit egjiptian të Kosovës. Myftiu Tërnava theksoi se BIK-u, me institucionet e veta, vazhdimisht  kanë qenë dhe do të jenë në shërbim të popullatës  edhe nëpërmjet  shoqatës humanitare “Bereqeti”, dhe për këtë dëshmon fakti i ndihmës së vazhdueshme te familjet nevojtare në Kosovë dhe jashtë saj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…