Prishtinë, 25 shkurt 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef .Tërnava priti në një takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Myftiu Tërnava i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë mes dy popujve.
Myftiu Tërnava po ashtu çmoi lart mbështetjen që shteti i Turqisë i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, si dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare, por edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka me DIYANET-in e Turqisë.
Nga ana e saj, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonja Kivilcim Kiliç, falënderoi myftiun Tërnava për mikëpritjen, dhe theksoi përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës. Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik etj.