Prishtinë, 7 janar 2016
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, shpall:
Konkurs
Për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës në Konviktin e vajzave në Prishtinë:
1. Kujdestare ditore në konvikt të vajzave (4).
Kandidatet e interesuara duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të ketë të kryer Medresenë dhe fakultetin, (përparësi kanë me FSI),
Të ketë tri vite përvojë pune në BI.
Kandidatet e interesuara për punësim, kërkesës për punësim, duhet t’ia bashkëngjisin edhe këto dokumente:
– Diplomën e shkollës së mesme dhe të fakultetit, (nëse fakultetin e ka të mbaruar jashtë shtetit diplomën e nostrifikuar),
– Vërtetim për përvojën e punës,
– Certifikatën e lindjes,
– Certifikatën e mjekut,
– Certifikatën se nuk është nën hetime,
– CV-në me të dhëna personale.
Vërejtje:
Përshkrimi i vendeve të punës- të drejtat dhe obligimet- do të bëhet pasi që kandidatët të pranohen në punë. Të ardhurat personale mujore do të caktohen me vendim të veçant të Kryesisë.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.
Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen e Kryesisë.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së (Rr. “Bajram Kelmendi”, nr. 84, 10 000 PRISHTINË).
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.