Prishtinë, më 12 maj 2022

Sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Universiteti “Ondokuz Mayis University”, i udhëhequr nga rektori, prof. dr. Yavuz Unal.

Sekretari Sadriu fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu ata me mbarëvajtjen dhe ecurinë e punëve dhe angazhimeve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai përmendi raportet e mira që ka Kosova në përgjithësi dhe BIK-u në veçanti me shtetin mik turk, për të cilin shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për shtetin e Kosovës. Sekretari Sadriu gjithashtu e njohu mysafirin edhe me institucionet që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, siç janë Medreseja “Alauddin” dhe Fakulteti i Studimeve Islame.

Nga ana e tij, rektori, dr. Yavuz Unal, shprehu falënderime për sekretarin Sadriu dhe për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për pritjen. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të fakultetit që ai drejton që të fillojë bashkëpunimin me dy institucionet e BIK-ut, Medresenë “Alauddin” dhe FSI-në, për shkëmbimin e nxënësve dhe të studentëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…